Biznes

Google, "agjencion i udhëtimeve"

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Google, "agjencion i udhëtimeve"

ITA që për 14 vite ka qenë në ekzistim, përmbledh dhe organzion informata që mbledh nga agjencionet e udhëtimi t, duke përfshirë agjent të turzmit dhe agjencione t uristike, kohë të fluturimeve, çmimeve të tiketave e shumëçka tjetër.

Megjithatë marrëveshja ende duhet të miratohet nga autoritetet e konkurrencës në SHBA, pasi që blerja do të bashkonte në një vend motorin më të madh këkrues në botë me një prej pjesëve më të mëdha në botë të softuerit kërkues për udhëtim.

Gjithashtu kjo vendos Google në një konkurrencë më direkte me motorin kërkues Bing të Google, që përdorë të dhënat e ITA-së për të fuqizuar përcjellësin e vet të fluturimeve (që ofrohet vetëm në SHBA dhe është pranuar pozitivisht), si dhe faqet tjera të mëdha të udhëtimeve si Cheapflights dhe Expedia, që gjithashtu shfrytëzojnë të dhënat e ITA-së.

Google ka besim se marrëveshja do të aprovohet nga rregullatorët pasi që edhe në këtë periudhë që jemi ajo nuk konkurron me ITA. Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i kompanisë gjigante kërkuese tha se po pret “një rishikim të signifikant të rregullatorit mbi marrëveshjen”.

Pavarësisht se ekzekutivët e Google hodhën poshtë mundësinë për të komentuar diçka rreth marrëveshjes dhe mbi  tipet e shërbimeve që do të burojnë nga blerja, analistët e teknologjisë thonë se ky është një hap drejt asaj që gjiganti kërkues të ofrojë informata në mënyrë direkte, në vend se të vendos shenja drejtuese drejt faqeve relevante të palëve të treta.

 

LEXO EDHE:  Sekretari Amerikan Pompeo paralajmëron sërish aleatët evropianë për Huawei

Lajmet e fundit>