Lajmet

Google, aksidentalisht tregon për risitë e versionit të ri të Google Drive

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Google, aksidentalisht tregon për risitë e versionit të ri të Google Drive

Google kishte disa lajme për të komunikuar gjatë ditëve të kaluara, por duket që ndërmarrja pa dashje la të dalë një lajm përpara kohës kur ishte planifikuar.

TechCrunch raporton që një postim në blogun e Google Apps ka zbuluar hollësitë e azhurnimeve të ardhshme për Google Drive në iOS dhe Android.

Një cicërimë po ashtu ishte dërguar nga llogaria e përbashkët në Twitter; që të dyja shumë shpejt ishin fshirë, por nuk arritën që t’iu shpëtonin individëve të cilët arritën të kapin shënimet për lëshimin.

Përdoruesit e iOS-it do të marrin veçorinë më të mirë që kur arriti Google Drive në platformë: editimi i dokumenteve brenda aplikacionit. Ky është një ndryshim i mirëseardhur, që i dërgon përdoruesit në Safari nëse ata duan që të bëjnë ndonjë ndryshim në skedarët e tyre.

Është për të të ardhur keq që postimi nuk tregon nëse do të përkrahet editimi offline. Aplikacioni për iOS është po ashtu në gjendje që të shohë Prezantimet në Google.

Përdoruesit e Androidit do të shohin edhe më tepër përfitime kurdo që të mbërrijë azhurnimi, me shtimin e përkrahjes së plotë nga Google për folderët.

Ata që mbështeten shpesh në “spreadsheets” ka gjasë që do ta pëlqejnë opsionin e ri për të krijuar dhe ndryshuar tabelat. Komentimi në dokumente do të jetë i mundësuar me rishikim të papublikuar.

Nuk jemi të sigurt se kur janë planet e Google për ta bërë azhurnimin e Google Drive, por gabimi i ndërmarrjes duket se na bënë të mendojmë se ky azhurnim do të vjen së shpejti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Policia Britanike heq pajisjet e Huawei nga sistemet e komunikimit

Lajmet e fundit>