Lajmet

Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2022
Të gjithë në grup duhet të kenë funksionin RCS të aktivizuar për të përdorur funksionalitetin. Përdoruesit do të shohin ikonën e një kyçi nëse mesazhet e tyre janë enkriptuar. Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages Photo Source: Shutterstock

Pothuajse një vit që kur Google aktivizoi enkriptimin fundor E2EE për aplikacionin Messages, tha se këtë siguri do ta sjellë tashmë edhe në grupet e Messages.

Funksionaliteti do të hyjë në testim gjatë këtij viti tha kompania në konferencën e zhvilluesve I/O 2022. Google nuk hyri në detaje për bisedat E2EE në grup, por me shumë mundësi do të funksionojë njëlloj si bisedat individuale.

Të gjithë në grup duhet të kenë funksionin RCS të aktivizuar për të përdorur funksionalitetin. Përdoruesit do të shohin ikonën e një kyçi nëse mesazhet e tyre janë enkriptuar.

Messages sot numëron 500 milionë përdorues aktivë në muaj me RCS. Prandaj një numër i madh përdoruesish do të përfitojë nga E2EE për bisedat në grup. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Numri i përdoruesve aktivë të Facebook në ditë rritet përsëri