Harduer

Google: Androidi do të funksionojë tek pajisjet me ekrane që palosen

Nov 8 2018
0 Shpërndarje
Google ka nisur punën me disa prodhues që janë duke zhvilluar harduerë të ngjashëm dhe Samsung është një prej tyre. Google: Androidi do të funksionojë tek pajisjet me ekrane që palosen

Samsung kishte premtuar lançimin e telefonit me ekran me palosje në konferencën e zhvilluesve dhe Google është aty për ta ndihmuar.

Kompania tha se Android-i do të funksionojë tek pajisjet me ekrane që palosen dhe aplikacionet e ndërfaqja e sistemit operativ do të adaptohen tek këto lloj pajisjesh.

Konkretisht ndërsa shikoni një film në formatin tablet, ai do të adaptohet në formatin e telefonit kur pajisja paloset.

Google ka nisur punën me disa prodhues që janë duke zhvilluar harduerë të ngjashëm dhe Samsung është një prej tyre.

Ditën e djeshme gjigandi Korean prezantoi konceptin ndërsa telefoni do të debutojë në fillim të 2019-ës.

Adoptimi i një koncepti të tillë mund ta ndihmojë Google me fragmentimin e Android-it.

Prej vitesh zhvilluesit kanë qenë të detyruar të zhvillojnë aplikacione për ekrane të madhësive të ndryshme duke shtuar punën e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>