Biznes

Google anulon konferencën e zhvilluesve I/O për shkak të koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2020
0
Google gjithashtu nuk ka dhënë informacion rreth planeve për të transmetuar online prezantimet që do të mbaheshin në konferencë. Google anulon konferencën e zhvilluesve I/O për shkak të koronavirusit

Pasi Facebook anuloi konferencën F8 të zhvilluesve, motori i kërkimit Google vendosi të anulojë konferencën e tij të zhvilluesve I/O gjithashtu.

Kompania ka dërguar e-mail pjesëmarrësve për anulimin e konferencës e cila do të mbahej më 12 deri më 14 Maj për shkak të koronavirusit.

Google gjithashtu nuk ka dhënë informacion rreth planeve për të transmetuar online prezantimet që do të mbaheshin në konferencë.

Të gjithë ata që kanë blerë një biletë do të marrin një rimbursim dhe do të bëhen pjesë e konferencës së 2021 pa hyrë në lotari.

Kjo është hera e parë që Google anulon konferencën I/O të cilën për herë të parë e hostoi në 2008.

Zakonisht mëse 5,000 njerëz marrin pjesë dhe Google zakonisht zbulon mjetet më të fundit për zhvilluesit dhe disa të reja për konsumatorët. Vitin e kaluar për herë të parë në këtë konferencë prezantoi një telefon, Pixel 3a. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Docs pajiset me veçorinë e preferuar të Gmail

Tags >

Google