Biznes

Google apelon gjobën rekord prej 4.3 miliardë eurosh për Android-in

Oct 9 2018
0 Shpërndarje
Në Korrik Komisioni Evropian tha se Google ka abuzuar me pozitat dominuese në treg me Android që prej 2011-ës. Google apelon gjobën rekord prej 4.3 miliardë eurosh për Android-in

Ditën e Marte Google apeloi gjobën rekord 4.34 miliard euroshe të Komisionit Evropian të vendosur tre muaj më parë për sistemin operativ Android.

“Kemi apeluar vendimin e Komisionit Evropian në Gjykatën e Përgjithshme Evropiane,” tha Google ndërsa kishte premtuar ta dërgonte çështjen në gjykatën e dytë më të lartë të Luksemburgut.

Kompania i qëndron argumentit të shefit ekzekutiv Sundar Pichai se Android ka krijuar më shumë zgjedhje për përdoruesit dhe jo të kundërtën.

Në Korrik Komisioni Evropian tha se Google ka abuzuar me pozitat dominuese në treg me Android që prej 2011-ës.

Ky sistem operativ gjendet në 80% të telefonëve në mbarë botën.

Komisioni beson se Google ka detyruar prodhuesit e telefonëve të instalojnë aplikacionet Google Search dhe Chrome në këmbim të Google Play Store dhe sistemit operativ.

Madje akuzat shkojnë më tutje duke thënë se Google ka paguar kompanitë të instalojnë aplikacionet dhe jo vetëm por duke i lejuar të përdorin sistemet Android të rivalëve.

Çështja mund të marrë vite përpara se të gjejë zgjidhje. Apelimi i fundit mund të shkojë deri tek Gjykata e Lartë Evropiane. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>