Lajmet

Google Apps s’mbështetet më në IE8, Windows XP mbetet në stuhi

Publikuar , 16 Shtator 2012
0
Google Apps s’mbështetet më në IE8, Windows XP mbetet në stuhi

Google tha gjatë ditës së djeshme se nuk do të mbështes Internet Explorer 8 për platformën e vet të bazuar në cloud, Google Apps.

Gjiganti i kërkimit është duke e tërhequr mbështetjen për këtë shfletues më 15 nëntor, dy javë pasi që Windows 8 dhe versioni i fundit i Internet Explorer 10, do të dalë në treg, tha Google në një postim në blog duke lajmëruar për këtë veprim.

Kjo nënkupton që për përdoruesit e shfletuesit të vjetër më nuk do të ketë Gmail, Google Docs, Calendar apo mbase edhe Google Drive.

Gjiganti i kërkimit tha që, “çdo herë kur një version i ri i njërit nga shfletuesit lëshohet, ne fillojmë të mbështesim përditësimin dhe ndalojmë mbështetjen e versionit të tretë më të vjetër,” prandaj në këtë rast përfshihet Internet Explorer 8.

Por kjo ndërprerje nënkupton që përdoruesit e Windows XP do të jetë të ndikuar mjaft shumë. Internet Explorer 9 nuk mund të instalohet në Windows XP – vetëm shfletuesit konkurrentë si Mozilla Firefox ose Google Chrome. Për shkak se shumë aplikacione të uebit kërkojnë që të funksionojë Internet Explorer 6, përdoruesve të sistemit të vjetër operativ po iu dërgohet një porosi e qartë: dilni nga i vjetri dhe hyni me të riun.

Për ta bërë këtë, shkollat, kolegjet, bizneset dhe madje edhe departamentet qeveritare që përdorin Google Apps dhe që ende janë duke përdorur Windows XP për aplikacionet e vjetra, janë duke u detyruar që të shpërngulen.

Sipas Net Applications, megjithëse Windows XP është më i vjetër se një dhjetëvjeçar, ai ende përdoret nga 42 për qind e tregut botëror. Pasardhësi i vet, Windows 7, gjatë muajit gusht ka tejkaluar Windows XP-në.

LEXO EDHE:  Ja cilin iPhone ka vendosur Apple ta rishesë

Kështu, sipas shifrave janë më tepër përdorues të Internet Explorer 8 se sa versionit tjetër të shfletuesit të Windowsit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>