Lajmet

Google+ automatikisht i bën videot tuaja të duken më bukur

Publikuar , 21 Dhjetor 2014
0
Google+ automatikisht i bën videot tuaja të duken më bukur

gplus__1_of_1_.0_standard_640.0Për më shumë se dy vjet, Google ka bërë automatikisht përmirësimin e cilësisë së fotove që përdoruesit ngarkojnë në Google+. Duke filluar që tani, Google+ do të aplikojë të njëjtën gjë mbi videot.

Kur Google mendon se mund të përmirësojë një video që ju ngarkoni, një njoftim do të shfaqet në aplikacionin tuaj në Google+ i cili do t’ju pyesë nëqoftëse doni të shikoni ndryshimet që aplikohen.

Inxhinieri i Google, Tim Clair njoftoi se ky opsion i ri që ofron Google+ do të përmirësojë ngjyrën, ndriçimin dhe kontrastin. Këtë karakteristikë do ta ofrojë Google+ në pajisjet Mac, Windows dhe ChromeOS. Kur aprovoni këto ndryshime, aplikacioni do t’ju shfaqë në dy anët e ekranit videon para dhe pas aplikimit. Shumë njerëz mund të diskutojnë rreth Google+ si një rrjet social por nuk ka dyshime kur vjen puna tek Google+ Photos të gjithë mendojnë se ky është aspekti më inovativ dhe interesant i këtij shërbimi.

Duke qenë se çdo ditë shumë e më shumë njerëz regjistrojnë video me smartfonin e tyre, është momenti që Google të sjellë disa nga teknologjitë që ka zhvilluar për fotot dhe videot. Google ka kohë që ofron një opsion të ngjashëm për përdoruesit e YouTube kështu që ka të ngjarë të shohim ndonjë bashkëpunim mes YouTube dhe Google+. Kjo risi nga Google vjen pak ditë pasi Facebook lajmëroi se ai kishte filluar të përmirësonte kualitetin e imazheve që përdoruesit ngarkonin në këtë rrjet social. Nuk dihet nëse kjo është thjesht një rastësi apo diçka e qëllimshme. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”SjDd0rkHAuA”]

LEXO EDHE:  Google zbulon vetë Pixel 4 përpara debutimit

Lajmet e fundit>