Softuer

Google avancon ndërfaqen e makinës kërkuese

Publikuar , 06 Maj 2010
0
Google avancon ndërfaqen e makinës kërkuese

Sipas zëdhënëses së kompanisë Marissa Mayer, avancimin në mënyrë efektive “shfaq” evolucionin më të fundit të teknologjisë kërkuese të Google.

“Ne kemi shtuar navigimin kontekstual në anën e majtë të faqes. Paneli i ri anësor thekson veglat më relevante kërkuese dhe rafinon gjërat për kërkimin tuaj. Gjatë tre viteve te fundit, ne kemi lansuar Universal Search, panelin për opsione të kërkimit (Search Options) dhe Google Squared, dhe janë këto tre teknologji që fuqizojnë panelin e anës së majtë” shpjegoi Mayer në një blog post zyrtar.

“Universal Serach ju ndihmon që të gjeni tipet më relevante të rezultateve për kërkimin tuaj. Seksioni më i lartë në panelin e majtë ndërtohet në Universal Serach duke sugjeruar gjenerimet më relevante të rezultateve për kërkesën tuaj dhe duke ju lejuar që pa problem të ndërroni këto lloje të rezultateve të ndryshme. Opsioni “Çdo gjë” mbetet eksperienca jonë esenciale me tipet e ndryshme të rezultateve të integruara në rezultatet kryesore, por tani ju mund të kaloni me lehtësi për të përzgjedhur një lloj të caktuar të rezultateve që po kërkoni”.

Mayer gjithashtu shtoi se Google ka avancuar edhe bashkësinë e ngjyrave dhe logon. “Këto ndryshime janë të lehtë, duke mbajtur faqen ngjashëm me atë që ka qenë, por në përgjithësi po i japim një pamje më moderne. Dizajni i ri rifreskon dhe drejton pamjen, ndjenjen dhe funksionalitetin e Google, duke e bërë më të lehtë përcaktimin e asaj që po kërkoni. Është i fuqishëm, por prapë i thjeshtë” përfundoi ajo.

LEXO EDHE:  Google do të pyesë përdoruesit Evropianë për shfletuesin e preferuar

Lajmet e fundit>