Lajmet

Google bashkon ekipet e zhvillimit të Waze dhe Maps

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Duke filluar nga dita e Premte, ekipi prej 500 vetash i Waze do ti bashkohet Google dhe organizatës në ngarkim të Maps, Earth dhe Street View. Google bashkon ekipet e zhvillimit të Waze dhe Maps

Si pjesë e disa masave shkurtuese, Google ka planifikuar të shkrijë divizionet e Waze dhe Maps raportoi the Wall Street Journal.

Lëvizja ka për qëllimin reduktimin e punëve të dyfishta mes produkteve, por Google tha se aplikacionet Waze dhe Maps do të vijojnë të jenë të ndara.

“Google mbetet e përkushtuar ndaj brendit unik të Waze, aplikacionit të saj të dashur dhe komunitetit të vullnetarëve dhe përdoruesve,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Duke filluar nga dita e Premte, ekipi prej 500 vetash i Waze do ti bashkohet Google dhe organizatës në ngarkim të Maps, Earth dhe Street View.

Waze dhe Maps kanë ndarë mes tyre funksionalitetet që kur Google e bleu Waze në 2013-ë për 1.1 miliardë dollarë. Të dhënat e trafikut të Waze filluan të shfaqen në Maps menjëherë pas blerjes së bashku me limitet e shpejtësisë vendndodhjet e radarëve dhe funksionalitete të tjera.

Asokohe autoritetet Amerikane filluan hetimet dhe Google tha se po Waze do të mbetej si aplikacione më vete.

Që atëherë kanë kaluar 9 vite ndërsa sot Waze ka 151 milionë përdorues aktivë, krahasuar me 1 miliardë të Google Maps. Waze mbetet shumë popullor në Evropë. Përdoruesit individualisht mund të raportojnë trafikun, policinë, aksidentet, problemet me hartat, radarët me një të shtypur butoni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia sulmohet nga hakerët, vidhen 1TB të dhëna