Lajmet

Google bashkon forcat me ESET, Lookout dhe Zimperium për të luftuar aplikacionet e dëmshme në Play Store

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Nëntor 2019
0
Google në fillim të vitit tha se vetëm 0.04% e aplikacioneve Android shkarkuar nga Google Play konsiderohen potencialisht të dëmshme ose afro 30 milionë. Google bashkon forcat me ESET, Lookout dhe Zimperium për të luftuar aplikacionet e dëmshme në Play Store

Google ka bashkëpunuar me firmat e sigurisë ESET, Lookout dhe Zimperium për të luftuar përhapjen e aplikacioneve të dëmshme në Google Play.

Lajmi u bë publik ditën e Mërkure nga secila kompani të cilat konfirmuan krijimin e App Defence Alliance. Google tha se është duke punuar me kompanitë për të ndaluar aplikacionet e dëmshme përpara se të arrijnë përdoruesit.

Edhe pse aplikacionet skanohen përpara se të hyjnë në Google Play, gjiganti i kërkimit është akuzuar se nuk po bën mjaftueshëm për ti bllokuar ato të dëmshmet.

Google në fillim të vitit tha se vetëm 0.04% e aplikacioneve Android shkarkuar nga Google Play konsiderohen potencialisht të dëmshme ose afro 30 milionë.

ESET, Lookout dhe Zimperium kanë kontribuar të gjithë në zbulimin e aplikacioneve të dëmshme në Google Play.

Duke integruar teknologjinë e Google Play Protect me motorët e skanimit të partnerëve, kompania shpreson që të gjejë aplikacionet e dëmshme përpara se ato të shkarkohen nga përdoruesit.

Google tha se ndarja e njohurive dhe informacionit mes industrisë është shumë e rëndësishme për të luftuar përhapjen e aplikacioneve të tilla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Lajmet e fundit>