Biznes

Google befason përdoruesit e Windows XP me uljen e çmimeve të Chromebook-ëve

Publikuar , 10 Prill 2014
0
Google befason përdoruesit e Windows XP me uljen e çmimeve të Chromebook-ëve

chromebookLaptopët Chromebook të Google janë preferuar së tepërmi nga shkollat, madje ato janë konsideruar si një zgjedhje e përshtatshme edhe për ata konsumatorë që kanë qenë në kërkim të një alternative ekonomike. Përsa i përket përshtatjes së tyre në botën e biznesit mund të themi se momentalisht është një çështje e diskutueshme, megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar Google të bëjë një përpjekje për të kapur edhe këtë treg.

Duke shfrytëzuar momentin e përfundimit të suportit për Windows XP, kompania ka vendosur të ofrojë një ulje çmimi prej 100 $ për çdo Chromebook që blihet nëpërmjet programit të saj për bizneset. Për më tepër, duke qenë se Chrome OS nuk suporton ekzekutimin e aplikacioneve tradicionale Windows ose Mac, Google ka menduar të ofrojë një ulje totale prej 200$ për ato kompani që janë dakord të blejnë Chromebook për biznese dhe një VMware për Chrome OS. Ky i fundit është një softuer që lejon përdoruesit të ekzekutojnë aplikacione Windows në një ambient virtual në Chromebook.

Google do të ofrojë gjithashtu një ulje prej 25% për edicionin Citrix XenApp Platinum që përfshin mjete për të ndihmuar përdoruesit të migrojnë të dhënat e tyre nga Windows XP. Ofertat në fjalë do të jenë të vlefshme deri në datën 30 qershor 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zelanda i kërkon Kosovës fshirjen e pamjeve online të sulmit ndaj xhamive

Lajmet e fundit>