Harduer

Google bën ndryshime në telefonët Pixel pa dijeninë e përdoruesve

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Kompania ka postuar një mesazh në Reddit duke pranuar se kishin të bënin me një eksperiment të brendshëm për të testuar karakteristikat e ruajtjes së baterisë që u përhap gabimisht tek përdoruesit. Google bën ndryshime në telefonët Pixel pa dijeninë e përdoruesve

Një numër i konsiderueshëm njerëzish që posedojnë telefona të Google Pixel dhe pajisje të tjera që ekzekutojnë Android 9 Pie vunë re se funksioni i Battery Saver ishte i ndezur automatikisht. Dhe çuditërisht, kjo ndodhte kur telefonat ishin pranë një ngarkese të plotë, jo kur bateria ishte e ulët.

Siç raportohet nga Android Police, fillimisht është supozuar se ky ishte një lloj problemi i vogël në versionin e fundit të Android, i cili u lëshua vetëm disa javë më parë. Kompania ka postuar një mesazh në Reddit duke pranuar se kishin të bënin me një eksperiment të brendshëm për të testuar karakteristikat e ruajtjes së baterisë që u përhap gabimisht tek përdoruesit.

Megjithatë, kjo nuk ishte e kufizuar vetëm në telefonat Pixel; pajisjet përfshirë Essential Phone, OnePlus 6, celularët Nokia, dhe të tjerët që përdorin Android 9 Pie aktivizuan Battery Saver pa ndonjë veprim të përdoruesit. Sipas Google, kur është aktiv, Batery Saver:

  • Ndalon aplikacionet nga përmbajtja rifreskuese derisa t’i hapni ato
  • Ndalon përdorimin e shërbimeve të vendndodhjes kur ekrani është i fikur
  • Ndalon aplikacionet nga kryerja e veprimeve në sfond

Apple dhe Google kanë mjete emergjente për të detyruar përditësime ose për të bërë ndryshime të tjera në iOS dhe Android. Është një opsion i domosdoshëm që duhet të jetë në dispozicion për sigurinë e përdoruesve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>