Biznes

Google blen Fitbit për 2.1 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Nëntor 2019
0
Lajmi vjen pak ditë pas një raporti të Reuters që thoshte se motori i kërkimit është në bisedime për të blerë kompaninë e shquar të produkteve fitnes. Google blen Fitbit për 2.1 miliardë dollarë

Google lajmëroi ditën e sotme se do të blejë kompaninë e veshjeve elektronike Fitbit për 2.1 miliardë dollarë. Në një postim në blog shefi i pajisjeve pranë Google Rick Osterloh tha se blerja e Fitbit është një mundësi e re për Google për të investuar akoma më shumë në Wear OS dhe produktet Made by Google.

Lajmi vjen pak ditë pas një raporti të Reuters që thoshte se motori i kërkimit është në bisedime për të blerë kompaninë e shquar të produkteve fitnes.

Sipas marrëveshjes Fitbit do ti bashkohet Google. Ndërkaq Fitbit tha se kompania do ta marrë privatësinë dhe sigurisë seriozisht dhe të dhënat e grumbulluara nga produktet e saj nuk do të përdoren për reklamat e Google.

Nga ana tjetër softueri i Google do të ndihmojë produktet e Fitbit të bëhen më inteligjentë si dhe të integrohen më mirë me Android. Blerja e Fitbit nuk është investimi i vetëm i fundit i kompanisë pasi shpenzoi 40 milionë dollarë për Fossil në 2015. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Indeksimi mobil bëhet standard në Google Search

Lajmet e fundit>