Biznes

Google blen rivalin e Instagramit, Snapseed

Publikuar , 18 Shtator 2012
0
Google blen rivalin e Instagramit, Snapseed

Google ka kapur shërbimin për editim të fotografive digjitale, Snapseed, si pjesë e përpjekjeve të veta për të garuar kundër rrjetit shoqëror online të ndërmarrjes Facebook.

Snapseed është pjesa qendrore e blerjes së Nik Software nga Google, që zhvilloi shërbimin e teknologjisë për editimin e fotografive.

Marrëveshja që ishte lajmëruar gjatë ditës së hënë i jep ndërmarrjes Google një shërbim të popullarizuar që garon kundër Instagramit të Facebook-ut, veglat e të cilit shërbim, përdoren kryesisht për të paraqitur, rregulluar dhe shpërndarë fotografitë në smartfonë ose kompjuterët tabletë.

Facebook-u e bleu Instagramin për 715 milionë dollarë në një marrëveshje që u mbyll muajin e kaluar.

Ndërmarrja Google nuk zbuloi kushtet për blerjen e Nik Software.

Snapseed do të mund të përdoret për të rritur përdorimin e Google Plus, që është alternativa e rrjetit shoqëror Facebook.

Megjithëse është rritur shpejt që nga dalja 15 muaj më parë, Google Plus është ende në fazën e eksperimentimit të veçorive të ndryshme të synuara për t’i bërë shfletuesit e uebit që të futen më shpesh në këtë shërbim.

Sipas një postimi gjatë ditës së hënë nga Vic Gundotra, i cili është ekzekutivi i ndërmarrjes Google që mbikëqyr shërbimin, Google Plus tani ka rreth 400 milionë mbajtës të llogarive. Rreth 100 milionë përdorues vijnë në Google Plus çdo muaj, tha Gundotra. Facebook ka 955 milionë përdorues aktivë.

Nik Software thotë që më tepër se 9 milionë njerëz e përdorin aplikacionin Snapseed për iPhone dhe iPad.

Ndërmarrja Apple, që është prodhuese e iPhone dhe iPad, e quajtu Snapseedin si “aplikacionin e vitit” në 2011-n.

Nik Software është me bazë në San Diego, po thuajse 804 km larg nga selia Mountain View e Google. (Associated Press/PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple anulon përfundimisht karikuesin wireless AirPower pas dy vitesh nga prezantimi

Tags >

Google
Lajmet e fundit>