Biznes

Google blen Titan Aerospace, prodhuesin e avionëve të telekomanduar

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Google blen Titan Aerospace, prodhuesin e avionëve të telekomanduar

S50_Cumulus_2560-730x274Google ka njoftuar blerjen e Titan Aerospace, krijuesin e avionëve të telekomanduar të lartësive të mëdha të cilët mund të sjellin akses në internet ne vend të ndryshme. Ky lajm fillimisht është raportuar nga The Wall Street Journal. Këto makineri pritet të arrijnë lartësi atmosferike, dhe të funksionojnë me fuqinë e rrezeve të diellit, duke vazhduar fluturimin e tyre për vite me radhe.

Raporte më të hershme sugjerojnë se rrjeti social Facebook ishte i interesuar për blerjen e Titan Aerospace, por kanë vendosur të marrin një rival të tyre, atë Ascenta. Google tha për Wall Street se ekipi i Titan Aerospace do të bashkëpunojë për të sjellë akses në internet përmes projektit Loon duke zgjidhur problemin e konektivitetit me internetit në mbarë globin. Avionët e telekomanduar do të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e produkteve të tjera të Google, si Google Maps duke ofruar imazhe nga lart. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Spotify ka 100 milionë përdorues me pagesë

Tags >

Google
Lajmet e fundit>