Biznes

Google blen VirusTotal

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Google blen VirusTotal

Google ka blerë skanuesin për sulmet keqdashëse dhe viruset VirusTotal për një sasi të panjohur të hollash. Shërbimi është i përdorur për të analizuar skedarët dhe URL-të e dyshimta.

VirusTotal lajmëron për blerjen në blogun e vet:

Qëllimi jonë është i thjeshtë: që të ju mbajmë të sigurt në ueb. Dhe ne kemi punuar shumë për të siguruar që shërbimet që ne i ofrojmë të përmirësohen vazhdimisht.

Por si një ndërmarrje e vogël, me burime të mangëta, që nganjëherë mund të jetë sfiduese.

Kështu që ne jemi të kënaqur që Google, një bashkëpunëtor që një kohë të gjatë, ka përfituar VirusTotal. Ky është një lajm i shkëlqyer për ju dhe lajm i keq për grumbulluesit e maluerëve, sepse: cilësia dhe fuqia e veglave tona të hulumtimit të maluerëve do të vazhdojnë të përmirësohen, që ka mbase edhe më shpejt; dhe infrastruktura e Google do të sigurojë që veglat tona të jenë gjithmonë gati, posa keni nevojë për to.

Shërbimi mund të përdoret për të skanuar ngarkesat në Gmail, lidhjet e dyshimta të shpërndara në Google+, dokumentet e shpërndara në Google Drive etj.

Sipas TechCrunch, Google po ashtu ka konfirmuar blerjen. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Google bën ndryshime në telefonët Pixel pa dijeninë e përdoruesve

Tags >

Google
Lajmet e fundit>