Lajmet

Google bllokon aksesimin e Google Maps nga Windows Phone

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Google bllokon aksesimin e Google Maps nga Windows Phone

Gjatë ditëve të fundit, lajmi se përdoruesit e Windows Phone nuk po arrijnë dot të aksesojnë Google Maps në pajisjet e tyre, ka qarkulluar pothuajse në të gjitha faqet e lajmeve teknologjike.

Por, mesa duket problemi nuk qëndron tek shfletuesi me të cilin ata aksesojnë shërbimin, por tek vetë Google që po bllokon aksesimin e Google Maps.

Kur përdoruesit e Windows Phone klikojnë linkun e Google Maps, ata ridrejtohen në faqen kryesore të Google. Kjo vlen për të gjithë ata që përpiqen të aksesojnë Google Maps si në versionin mobile ashtu edhe në atë desktop nga Internet Explorer në një pajisje Windows Phone 7.X apo Windows Phone 8.

Menjëherë, Google ka publikuar deklaratën zyrtare në përgjigje të këtij problemi. Kompania ka vendosur që të bllokojë Google Maps për përdoruesit e Windows Phone. Kjo për arsyen sepse e ka optimizuar versionin mobile të faqes për shfletues që përdorin “the WebKit rendering engine”.

WebKit është ajo “rendering engine” (softuer që formaton HTML, CSS, XML, apo imazhet në një paraqitje grafike të dokumentit) që përdoret nga Apple, Google dhe RIM. Nga ana tjetër, Microsoft-i përdor Trident rendering engine për shfletuesin e vet Internet Explorer në desktop dhe mobile.

Ndërkohë që Trident, veçanërisht me Internet Explorer 10,– është i përshtatshëm me HTML5, CSS3, JavaScript dhe standarde të tjera ueb, Google ka optimizuar faqen e vet të hartave në mënyrë që të jetë e suportueshme vetëm nga WebKit. Për pasojë, shfletues si Internet Explorer, e kanë të pamundur të përshtatin elementet e saj.

Megjithatë, siç venë në dukje shumë përdorues të Internet Explorer 10 në PC, Google Maps është e aksesueshme nga desktopi. Ndërkohë që Microsoft-i ka deklaruar zyrtarisht se Internet Explorer 10 përdor të njëjtën rendering engine si Internet Explorer në Windows Phone 8, që do të thotë se nëse IE 10 mund të përshtasë një faqe, edhe Windows Phone 8 duhet të jetë në gjendje të bëjë po të njëjtën gjë. Windows Phone nuk është platforma e vetme që po përjeton probleme me Google Maps.

LEXO EDHE:  Ja sesi të riktheni shfletuesin Chrome në gjendje fillestare

Edhe shfletues të tjerë jo-WebKit në Meego dhe Symbian, kanë vërejtur të njëjtat rezultate. The Next Web raporton së fundmi se Google po punon për ta rikthyer Google Maps në Windows Phone. (PCWorld Albanian)

WP maps

Lajmet e fundit>