Harduer

Google braktis trendin “notch”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Korrik 2019
0
Sipas OnLeaks, Pixel 4 XL do të ketë përmasa 160.4 x 75.2 x 8.2 mm me një trashësi prej 9.3mm për të akomoduar “gungën” e kamerës së pasme. Google braktis trendin “notch”

Tashmë e dimë sesi do të ngjajë pjesa e pasme e telefonit të ardhshëm Pixel 4 dhe fotot e publikuara së fundi të pjesës ballore të versionit XL na të kuptojmë se telefonët nuk do të kenë më “notch” e Pixel 3 XL.

Fotot u publikuan nga insajderi i besueshëm OnLeaks. Në fakt Pixel 4 XL do të jetë një kornizë të madhe në krye e cila përmban sistemin e me dy kamera frontale së bashku me sensorë të tjerë dhe altoparlantin e thirrjeve.

Por nga fotot nuk vihet re një skaner fizik i shenjave të gishtërinjve andaj Pixel 4 mund të ketë një sensor të fshehur nën ekran e madhe mund të shkojë edhe me një teknologji si Face ID.

Sipas OnLeaks, Pixel 4 XL do të ketë përmasa 160.4 x 75.2 x 8.2 mm me një trashësi prej 9.3mm për të akomoduar “gungën” e kamerës së pasme.

Gjithashtu vlen të theksohet se ka qenë vetë Google që ka publikuar foto të pjesë së pasme të Pixel 4 duke zbuluar sistemin e kamerave. Mungesa e një skaneri të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme na konfirmon se me shumë gjasa ai do të jetë nën ekran. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Tags >

Google
Lajmet e fundit>