Lajmet

Google Canvas është një aplikacion vizatimi dhe shënimesh

Publikuar , 26 Dhjetor 2018
0
Aplikacionin mund ta përdorni duke shkuar në canvas.apps.chrome përmes shfletuesit. Google Canvas është një aplikacion vizatimi dhe shënimesh

Google ka lançuar një aplikacion të ri uebi i quajtur Canvas. Duke qenë se është aplikacion ueb progresiv, me Canvas mund të vizatoni “doodles” dhe të mbani shënime pa qenë nevoja të shkarkoni apo instaloni diçka.

Kjo e bën aplikacionin ideal për përdorim në Chromebook apo kur jeni në lëvizje.

Aplikacionin mund ta përdorni duke shkuar në canvas.apps.chrome përmes shfletuesit.

Megjithatë Google ende formalisht nuk e ka prezantuar aplikacionin edhe pse po bëhet kohë që është i disponueshëm.

Google Canvas mund të aksesohet nga çdo shfletues që vjen me standardin WebAssembly por mos mendoni se është krijuar për të bërë dizajne fantastike për artistët.

Me të hapur aplikacionin ajo që merrni është një faqe e bardhë me disa mjete si laps, shkumës, rezervë dhe një gomë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Robotët kanë filluar të parkojnë makinat në aeroportet Franceze

Lajmet e fundit>