Lajmet

Google Chrome fillon bllokimin automatik të reklamave të bezdishme

Publikuar , 16 Shkurt 2018
0
Një anketë me 40,000 përdorues Amerikanë dhe Evropiane zbulon se reklamat më të bezdishme janë ato që zënë plotësisht faqen dhe fshehin përmbajtjen e tij ose reklama që ndriçojnë. Google Chrome fillon bllokimin automatik të reklamave të bezdishme

Google lançoi të Enjten bllokuesin e reklamave në shfletuesin Chrome i cili është i dizajnuar për të parandaluar reklamat e bezdishme.

Vitin e kaluar kompania ndërmori një sërë masash për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit në ueb duke bllokuar luajtjen automatike të videove.

Reklamat e bezdishme do të përcaktohen nga Koalicioni për Reklama më të mira (CBA) i cili përbëhet nga disa kompani e në mesin e tyre Google dhe Facebook.

Sajtet do të kenë afat 30 ditë për të hequr reklamat e bezdisshme përpara se bllokimi të hyjë në fuqi.

Një anketë me 40,000 përdorues Amerikanë dhe Evropiane zbulon se reklamat më të bezdishme janë ato që zënë plotësisht faqen dhe fshehin përmbajtjen e tij ose reklama që ndriçojnë.

Chrome automatikisht do të bllokojë reklamat që nuk përmbushin kriteret e CBA-së. Përdoruesi do të njoftohet kur kemi të bëjmë me një bllokim reklame si dhe do ti ofrohet opsioni për ta ç’aktivizuar atë.

Duket se industria e reklamave po e pranon këtë lëvizje të cilën e sheh të arsyeshme. Los Angeles Times dhe Chigaco Tribune janë dy prej sajteve të rëndëshme të paralajmëruar nga Google dhe tashmë i kanë adresuar problemet e tyre me reklamat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka ndërtuar një alternativë të Play Store

Lajmet e fundit>