Lajmet

Google Chrome identifikon tashmë tab-et më të bezdisura

Jan 15 2014
0 Shpërndarje
Google Chrome identifikon tashmë tab-et më të bezdisura

gglchrmtbs980a7d8fSë fundmi, me përditësimin e ri, është shtuar në Chrome një veçori e re e cila u shfaq për herë të parë në muajin nëntor në fazë beta.

Tani ajo është e disponueshme për të gjithë përdoruesit. Kjo karakteristikë e re shton një set ikonash në tab-et në Chrome, të cilat ju ndihmojnë të shikoni se cila prej faqeve po luan muzikë.

Për shembull, nëse keni hapur shumë faqe në formë tab-esh dhe papritur njëra prej tyre fillon të luajë një reklamë me zë, atëherë mund të bëhet e bezdisshme të kërkosh se cila prej tyre po e luan këtë muzikë. Tashmë, Chrome ju ndihmon duke shtuar një ikonë zëri në tab-in që po luan muzikë.

E njëjta gjë vlen edhe me faqet që përdorin kamerën apo që i dërgojnë video televizorit tuaj. Në këto raste do të shihni një ikonë të vogël në formë rrethi me ngjyrë të kuqe në rastin e parë dhe me ngjyrë blu në formë katrore në rastin e dytë.

Përditësimi i fundit nga Google përfshin edhe disa ndryshime të reja të cilat ju njoftojnë më mirë para se të shkarkoni malware. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, mikrovalët janë gjashtë minuta prapa në Evropën Kontinentale

Lajmet e fundit>