Siguri

Google Chrome imun ndaj vrimës në Flash

Publikuar , 21 Mars 2011
0
Google Chrome imun ndaj vrimës në Flash

Google Chrome është paksa më ndryshe prej ofertave tjera që ka në tregun konkurrues të shfletuesve, por tani është edhe më ndryshe për shkak se nuk është më i prekur nga një lëshim kritik në Adobe Flash Player që momentalisht është aktiv.

Google ka qenë në gjendej të arnojë këtë lëshim para datës së paraparë për shkak të bashkëpunimit të saj të afërt me Adobe,e cila e ofron Flash Player-in të inkorporuar me lexuesin Chrome, dhe gjithashtu sjellë në hapa më të shpejtë përditësimet për Flash tek ky shfletues.

Shfletuesit tjerë nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër pos të presin derisa të paraqitet ndonjë arnim nga Adobe. Ndërsa në ndërkohë në skenë është paraqitur një vrimë që mund të keqpërdoret nga sulmuesi i cili mund të marr përsipër kontrollin mbi sistemin. Këtë e konfirmon edhe Adobe.

Një gjë që vlen të theksohet: Firefox dhe Chrome ishin dy prej shfletuesve të vetëm që kanë qenë në gjendje t’i mbijetojnë sulmeve testuese të hakerëve, në panairin e fundit të sigurisë, Pwn2Own që u mbajt në Vancouver, Kanada. Megjithatë në fakt ende askush nuk ka tentuar të thyejë (hakojë) shfletuesin Chrome, sepse hakerët në të vërtetë janë më shumë të fokusuar në Safari dhe Internet Explorer 8. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Zbulon një problem i cili lejonte shkarkimin pa pagesë të lojërave, Steam shpërblen hulumtuesin e sigurisë

Lajmet e fundit>