Lajmet

Google Chrome shton mbështetjen për ‘Do Not Track’

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
Google Chrome shton mbështetjen për ‘Do Not Track’

Google në heshtje filloi të mbështes opsionin për privatësinë Do Not Track (DNT) në ndërtimin e vet të fundit të Chrome për zhvillues, të lëshuar gjatë ditës së premte.

Opsioni, që ua mundëson përdoruesve të pamundësuar përgjimin e uebit për qëllimin e reklamimit të shënjestruar, është ende në zhvillim, tregoi All Things D.

Por mbështetja për DNT mund të jetë një hap i rëndësishëm për shfletuesin që po rritet në shpejtësi të Chrome.

Administrata e Obamas përqafoi rregullat e reja të privatësisë në muajin shkurt, një vit pasi që kongresmenia në Kaliforni paraqiti Aktin Mos Më Përgjo Online.

“Konsumatorët kanë të drejtën të përcaktojnë nëse ndonjë informacion i tyre shpërndahet me ndërmarrjet e mëdha dhe qeveria federale duhet të ketë autoritetin dhe veglat për të fuqizuar mbrojtjet e arsyeshme,” u shpreh përfaqësuesja demokrate, Jackie Speier, në një deklaratë gjatë vitit të kaluar për projektligjin e vet.

Microsoft, Apple dhe Mozilla tashmë kanë vendosur mbështetje të DNT-së në Internet Explorer, Safari dhe Firefox.

Duke e mundësuar opsionin “DNT: 1” në shfletues, uebfaqet dhe reklamat lajmërohet që përdoruesi nuk dëshiron të përgjohet. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ridizenjimi i Google Chrome 69 do të publikohet në Shtator

Lajmet e fundit>