Lajmet

Google Chrome tani ju tregon kur dikush tjetër përdor shfletuesin tuaj

Publikuar , 09 Shkurt 2014
0
Google Chrome tani ju tregon kur dikush tjetër përdor shfletuesin tuaj

warning-640x360Veçoria më e fundit që i është shtuar Google Chrome është një dritare që shfaqet në momentin kur shfletuesi juaj Chrome, po përdoret nga dikush tjetër.

Kjo ndodh kur ju hakojnë kompjuterin ose kur një program që keni instaluar (me apo pa qëllim) krijon aktivitet të dyshimtë në shfletues. Kjo risi u prezantua nga Linus Upson, zëvendës president i inxhinierëve të Google nëpërmjet një postimi në një blog.

Kjo është një veçori e re e Google Chrome, koncepti i së cilës është prezantuar që tetorin e kaluar dhe i lejon përdoruesit të kenë më shumë kontroll mbi shfletuesin e tyre dhe të mund të vëzhgojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Siç informoi edhe Upson, përdorimi i Chrome nga dikush tjetër apo nga një program, pa dëshirën e përdoruesit, ka qenë ndër problemet që Google ka hasur më shumë kohët e fundit.

“Për t’i kontrolluar më mirë këto ndryshime, Chrome do të shfaqe herë pas here dritare ku shpjegohen ndryshimet në opsione, duke kërkuar aprovimin e përdoruesit apo rikthimin në gjendjen e mëparshme”, shpjegon Upson.

Një disavantazh i kësaj veçorie është çaktivizimi i shtojcave dhe “themave” në Chrome, të cilat duhet të aktivizohen manualisht në menunë e opsioneve në Chrome. Ende nuk është i qartë efekti që do të ketë kjo e re për shtojcat dhe opsionet e tjera shtesë që ofron Chrome, përfshirë reklamat.

Por gjithsesi, e mira është që për të gjithë përdoruesit që janë në dyshim që shfletuesi i tyre ka aktivitet që ata nuk e dëshirojnë, tashmë mund të kenë pak më shumë kontroll mbi të. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lego i përgjigjet telefonëve me ekrane me palosje të Samsung dhe Huawei

Lajmet e fundit>