Harduer

Google Chromecast mund të mbështes transmetimin e videove lokale

Publikuar , 31 Gusht 2013
0
Google Chromecast mund të mbështes transmetimin e videove lokale

chromecasteGjatë ditës së martë, Google lëshoi një përditësim që largon mundësinë që mediat të transmetojnë në pajisjen Chromecast.

Tani Google ka deklaruar që përditësimi nuk ishte dizajnuar që të prishë veçorinë për transmetim lokal në pajisjen e tyre Chromecast, të cilën gjë mund ta kuptoni nga deklarata e Google, të cilën e ka bërë më poshtë: “Ne jemi të gëzuarr që sjellim më tepër përmbajtje në Chromecast dhe do të donim të mbështesnim të gjitha llojet e aplikacioneve; duke përfshirë ato për përmbajtje lokale.

Janë ende ditët e hershme për Google Cast SDK, të cilin sapo e lëshuam për zhvillues për zhvillim të hershëm dhe vetëm testim.

Ne presim që SDK të vazhdojë të ndryshojë përpara se të lëshojmë ndonjë version tjetër dhe ne duam të ofrojmë një përvojë të shkëlqyer për përdoruesit dhe zhvilluesit përpara se t’i bëjmë SDK-në dhe aplikacionet shtesë më tepër të qasshme.”

Nuk ka hollësi se kur kjo veçori do të kthehet në Google Chromecast, por sapo të bëhet publike do të iu informojmë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

Lajmet e fundit>