Softuer

Google Circles, një tjetër rrjet shoqërimi?

Publikuar , 13 Mars 2011
0
Google Circles, një tjetër rrjet shoqërimi?

Google Circles do t’iu mundësojë njerëzve që të shkëmbejnë fotografi, video, mesazhe të statusit me njerëzit në rrethin  tyre social. Faqja e Google do të jetë unike, dhe sipas spekulimeve  do të tentojë të kuptojë mënyrat sesi të lidh përdoruesit me miq të rretheve të ndryshme sociale, duke përcaktuar vërtetë sa të afërt janë ata mes vete, e jo të ndërlidhin gjërat vetëm me sarsin e përmbajtjeve që shkëmbehen.

Nëse kjo del si duhet, Google do të përfitojë një pikë të rëndësishme pozitive në krahasime me Facebook që në përgjithësi kërkon që të jemi miq të ngushtë me sa më shumë njerëz që është e mundur, dhe të shkëmbejnë gjithashtu edhe informatat tona më intime me ta.

Por një pyetje tjetër që ende po qarkullon është kjo: A mund të bëhet Google vërtetë rrjet social? Shërbimet si Buzz nuk kryen punë. Gjenitë e kësaj kompani sigurisht që shpenzuan shumë kohë para tabelave dhe ekraneve kompjuterike për të shkruar kodin. E madje ata mund të kenë edhe mendime të thella teorike rreth rrjeteve sociale.

Por a mund të kenë ata njohuri aq të avancuara sa që të krijojnë një rrjet të bashkëveprimit social online që është i krahasueshëm me jetën normale të shoqërimit të njeriut? Për këtë duket se ende nuk do të mund të ofrojmë përgjigje as ne e as ata të Google por gjërat duket se do të ndryshojnë gjatë ditëve në vazhdim. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shfletimi privat në Chrome do të bëhet me të vërtetë privat

Lajmet e fundit>