Lajmet

Google debutoi aplikacionin Duo, në fokus video thirrjet

Publikuar , 16 Gusht 2016
0
Google debutoi aplikacionin Duo, në fokus video thirrjet

Gjatë konferencës së zhvilluesve Google I/O 2016, gjigandi i motorit të kërkimit prezantoi aplikacionin Allo dhe Duo. Pikërisht ditën e sotme Google njoftoi se ky i fundit do të dërgohet zyrtarisht tek masat në Android dhe iOS.

Google Duo është një aplikacion komunikimi me video. Është i disponueshëm vetëm në platformat mobile që do të thotë mos prisni klientë në Ueb e as desktop. Madje nuk është aspak i nevojshëm përdorimi i një llogarie Google po vetëm numri i telefonit.

Dou karakterizohet nga dy funksionalitete kyçe. E para është thirrja me video për të cilën Google pretendon të jetë shërbimi më i mirë në kategorinë e tij. Video thirrjet nuk do të ndërpriten nëse kalohet nga një rrjet Wi-Fi në rrjet celular. Funksionaliteti tjetër quhet “Knock Knock” i cili tregon një paraqitje live paraprake të individit që po komunikoni pa u përgjigjur akoma.

Google u shpreh se komunikimi brenda aplikacionit Duo përmban enkriptim fundor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian Vs Google, gjobat e larta dhe rezultate të dobëta

Tags >

Google
Lajmet e fundit>