Lajmet

Google dëgjon këshillat e Microsoft për të përmirësuar Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Edge në të shumtën e rasteve fiton. Tashmë që shfletuesi po rindërtohet i bazuar në Chrome, Microsoft mund të sjellë ekspertizën e tij në këtë fushë edhe për vetë shfletuesin Chrome. Google dëgjon këshillat e Microsoft për të përmirësuar Chrome

Të gjithë panë një gjigand teknologjie të përulej përpara një tjetri kur Microsoft tha se do të rindërtonte shfletuesin Edge nga e para por duke përdorur motorin e shfletuesit Chrome.

Një mënyrë tjetër sesi mund ta shohim këtë rast është dy koka janë më mirë se një dhe inxhinierët më të mirë në botë që po punojnë në Microsoft dhe Google mund të përmirësojnë shërbimin që ne na ofrohet ndërsa përfitojnë nga njëri tjetrit.

Microsoft vazhdimisht kryen testime të jetëgjatësisë së baterisë dhe e kemi parë shpesh të publikojë krahasime me Edge, Chrome dhe Firefox.

Edge në të shumtën e rasteve fiton. Tashmë që shfletuesi po rindërtohet i bazuar në Chrome, Microsoft mund të sjellë ekspertizën e tij në këtë fushë edhe për vetë shfletuesin Chrome.

Një drejtues i lartë pranë Microsoft tha se kompania ka kërkuar disa ndryshime në Chrome të cilat rrisin jetëgjatësinë e baterisë. Në shfletuesin në fjalë përmbajtjet hapen dhe luhen nga disku. Kjo do të thotë se disk është aktiv dhe vazhdimisht kërkon energji.

Për të adresuar këtë shqetësime Microsoft ka përdorur memorien RAM duke hequr nevojën që disku të jetë aktiv gjatë shfletimit. Gjithashtu eksperienca e shfletimi është më shpejtë me RAM sesa përdorimi i diskut.

Google dëgjoi sugjerimet e Microsoft dhe ka filluar të testojë RAM cache për ndërtimet Canary në Chrome 78. Me pak fat Chrome shumë shpejtë do të mund të adresojë një prej problemeve të saj më të mëdha që kur debutoi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Pixel 4 do të ketë një prej ekraneve më të shpejta në botë të smartfonëve

Lajmet e fundit>