Lajmet

Google dënohet me 150 mijë euro gjobë për shkak të privatësisë së të dhënave

Publikuar , 09 Janar 2014
0
Google dënohet me 150 mijë euro gjobë për shkak të privatësisë së të dhënave

googleMbikqyrësi francez i privatësisë dixhitale CNIL ka dënuar kompaninë Google me 150 mijë euro për thyerje të rregullave në lidhje me privatësinë e të dhënave.

Agjencia e CNIL-së tha gjatë të martës që rregulli i ri i privatësisë, i cili aplikohet për çdo shërbim, duke filluar nga e-mail-et, e deri tek kalendarët – nuk është mjaft i qartë rreth asaj se si dhe pse grumbullon të dhëna nga përdoruesit dhe nuk e përkufizon se sa gjatë i mban të dhënat e tilla, përveç problemeve të tjera.

Autoritetet e Bashkimit Evropian po ashtu kanë thënë që politika e re e privatësisë nuk i ndjek rregullat e tyre. Nga ana tjetër Google ka pretenduar që politika e saj e re është më e thjesht dhe përshtatet me ligjin evropian.

Që kur kompania e ndryshoi politikën e vet siç u kërkua, CNIL tha që është duke e dënuar kompaninë Google. Agjencia po ashtu i ka kërkuar gjigantit të kërkimit që të postojë një deklaratë në lidhje me vendimin për faqen e saj në frëngjisht, Google.fr.

Si reagim ndaj kësaj, Google tha që përgjatë procesit me CNIL e ka bërë të qartë politikën e vet të privatësisë “dhe si na e mundëson që të krijojmë shërbime më të thjeshta, më efikase.” Deklarata nuk tha nëse synon që në shpejtësi ta bëjë pagesën. “Ne do të lexojmë raportin e tyre për të përcaktuar hapat e ardhshëm,” tha Google. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google dhe Dell besojnë se bizneset kanë për të pëlqyer një Chromebook