Lajmet

Google dërgon përdoruesit në një udhëtim në kohë me Street View

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2022
ërmes Google Street View, përdoruesit do të kenë akses në një funksionalitet të fshehtë, atë të udhëtimit pas në kohë për të parë sesi dukej vendi juaj ku jetoni vite më parë. Google dërgon përdoruesit në një udhëtim në kohë me Street View

Google Maps nuk është vetëm një guidë për të gjetur rrugën tuaj të humbur, por së fundi do të shndërrohet në një makinë kohe.

Përmes Google Street View, përdoruesit do të kenë akses në një funksionalitet të fshehtë, atë të udhëtimit pas në kohë për të parë sesi dukej vendi juaj ku jetoni vite më parë.

Nëse jeni prej atyre individëve nostalgjikë, ky është një funksionalitet që duhet ta provoni patjetër.

Si të ktheheni në të kaluarën me Google Maps?

Hapni Google Maps në PC dhe më pas kaloni në modalitetin Street View. Kapni dhe fiksoni me mausin tuaj ikonën e njeriut në ngjyrë të verdhë dhe lëshojeni në rrugën ku dëshironi.

Një hapësirë rrethore blu që shkëlqen do të shfaqet e cila duke u klikuar ju dërgon në Street View.

Në cepin e majtë lart do të keni një përshkrim të vendit ku gjendeni në hartë ndjekur me muajin dhe vitin. Pasi të klikoni mbi këtë hapësirë, një kohështrirje do të shfaqet me disa pika.

Duke tërhequr rrethin gri para ose pas do të shikoni sesi dukej vendi në kohë të ndryshme gjatë dekadës së fundit. Pasi të keni përcaktuar kohën, klikoni mbi imazhin dhe tani do të eksploroni në Street View në të kaluarën.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Verifikimi me 2-faktorë ka reduktuar thyerjet e sigurisë me 50% thotë Google