Harduer

Google dhe Dell besojnë se bizneset kanë për të pëlqyer një Chromebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Vinë me gjeneratën e 8-të të procesorëve Core i7 të Intel dhe janë Chromebook-ët e parë me 32GB RAM DDR4 dhe SSD të klasit enterprise me kapacitet 1TB. Google dhe Dell besojnë se bizneset kanë për të pëlqyer një Chromebook

Herën tjetër që do të merrni një laptop të ri nga departamenti IT i kompanisë suaj, mund të përfundoni me një Chromebook.

Dell Latitude 5400 Chromebook Enterprise dhe Dell Latitude 5300 2n1 Chromebook Enterprise lindën si një fryt i marrëveshjes së re mes Dell dhe Google.

Këto modele janë të bazuar në laptopë ekzistues të linjës Latitude të Dell përveç vinë me sistemin operativ Chrome OS.

Përveç logos së Chrome në tastierë dhe sistemit operativ të ri, laptopët janë identikë në pamjen e jashtme me kushërinjtë në Windows.

Kanë të njëjtin dizajn të zi, tastiera të rehatshme megjithatë në vend të butonit Windows do të shihni butonin Lagunage të Chrome. 5300 2n1 dhe 5400 kanë ekrane 13 dhe 14-inç respektivisht të dy me rezolucione Full HD.

Vinë me gjeneratën e 8-të të procesorëve Core i7 të Intel dhe janë Chromebook-ët e parë me 32GB RAM DDR4 dhe SSD të klasit enterprise me kapacitet 1TB.

Laptopët mund të pajisen me valë LTE dhe internet deri në 450Mbps në lëvizje. Së bashku me laptopët e ri Google prezantoi një përditësim Enterprise për Chrome OS.

Laptopët Dell Latitude Enterprise fillojnë nga 699 dollarë për 5400 dher 819 dollarë për 5300 2n1. Ata do të shiten nga data 27 Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kërkesa e ulët për iPhone XS dhe XS Max detyron Apple të rifillojë prodhimin e iPhone X

Lajmet e fundit>