Siguri

Google dhe platformat lokale të gatshme për t’i ndihmuar Japonisë

Publikuar , 11 Mars 2011
0
Google dhe platformat lokale të gatshme për t’i ndihmuar Japonisë

 

Vëzhguesit e krizave nuk shpenzuan kot asnjë minutë dhe reaguan menjëherë: Në më pak se 2.5 orë, Google lansoi aplikacionin e saj Person Finder (aplikacion për gjetje të personave), që ishte përdorur gjithashtu kur muajin e kaluar u godit Zelanda e Re nga një termet prej 6.3 shkallësh të Rihterit, dhe një zhvillues lokal nga Tokio, përkatësisht Shu Sigashi anëtarë i Fondacioni OpenStreetMap në Japoni, me shpejtësi vendosi një platformë të lokalizuar të krizave. 

Pas publikimit të aplikacionit Person Finder të Google, shfrytëzimi i tij është rritur mjaft shumë dhe deri tani sipas raporteve thuhet se janë regjistruar mbi 2,000 raportime. Nëse shkruani për shembull një emër si “Yoshi” në aplikacionin e Google, paraqiten rezultate që sinjalizojnë nëse është regjistruar ndonjë emër i këtillë si i gjallë apo i humbur. 

Qendra e Havait në Paqësor për Vëzhgim ka përditësuar paralajmërimet për cunami dhe ka shfaqur një hartë interaktive me informacione rreth rreziqeve të pranishme në secilin ishull. Në rast se e kërkon qeveria Japoneze, një satelit monitorues i UN që është bashkuar me Google dhe George Clooney në Sudan mund të aktivizohet në çfarëdo momenti. 

“Ne jemi në gjendje gatishmërie” tha Lars Bromley i UNOSTAT për CNN. “Japonezët kanë një satelitë shumë të mirë për monitorim të katastrofave të cilin e menaxhon agjencia e tyre hapësinore JAXA. Ne do të asistojmë nëse ata e kërkojnë”. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Një softuer është shkaktari i rrëzimit të dy Boeing 737 Max

Lajmet e fundit>