Lajmet

Google dhe WordPress bashkëpunojnë për krijimin e një platforme për publikuesit e vegjël

Publikuar , 16 Janar 2019
0
Google ka nisur një bashkëpunim me kompaninë pas WordPress, Automattic, për të zhvilluar një sistem low-cost për publikuesit lokalë dhe të vegjël të lajmeve. Google dhe WordPress bashkëpunojnë për krijimin e një platforme për publikuesit e vegjël

Google ka nisur një bashkëpunim me kompaninë pas WordPress, Automattic, për të zhvilluar një sistem low-cost për publikuesit lokalë dhe të vegjël të lajmeve. Në një postim në blog gjigandi i kërkimit online tha se ka investuar 1.2 milion dollarë për krijimin e platformës Newspack. Zhvillimi i platformës do të nisë në javët në vijim dhe do të bëhet e disponueshme për mbarë përdoruesit përpara fundit të vitit.

Publikuesit të cilët përdorin NewsPack do të kenë akses në të gjitha shtojcat e krijuara nga komuniteti i WordPress.

Nevojat e publikuesve

Automattic dhe WordPress.com përdoren nga 30% e uebsajteve sot në internet. Mendojeni NewsPack një version i reduktuar i WordPress. Mbetet për tu parë se çfarë funksionesh të WordPress do të aplikohen tek NewsPack. Objektivi kryesor i bashkëpunimit mes Google dhe WordPress është krijimi i një platforme për publikuesit e vegjël menaxhimi i të cilës do të jetë i thjeshtë dhe eksperienca e uebit mirëpritëse.

WordPress mund të zotërojë një pjesë të madhe të uebit sa i takon menaxhimit të përmbajtjeve por shumica janë blogje individuale, biznese të vogla dhe organizata lokale. Nëse NewsPack provon të jetë i suksesshëm së shpejti do të zëvendësojë WordPress në miliona uebsajte.

“Gazetarët të cilët shkruajnë artikuj për komunitetet nuk duhet të shqetësohen për dizajnimin e uebsajteve, konfigurimin e CMS-ve apo ndërtimin e sistemeve e-commerce,” shkruante Google në postimin në blog. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 12.1.2 lë shumë përdorues pa sinjal celular

Lajmet e fundit>