Lajmet

Google dhuron 79 patenta shtesë për të përshpejtuar ritmin e inovacionit

Publikuar , 13 Gusht 2013
0
Google dhuron 79 patenta shtesë për të përshpejtuar ritmin e inovacionit

Google ka dhuruar si donacion 79 patenta shtesë për një listë të patentave të “sigurta” në një përpjekje për të përshpejtuar ritmin e inovacionit në informatikë që do të mund të çonte përfundimisht në produkte dhe shërbime më të mira dhe me shpenzime më të ulëta.

Patentat e reja mbulojnë një varg të softuerëve të përdorur për të mundësuar funksionimin e qendrave të të dhënave, duke përfshirë softuerët ndërmjetësues mes disa komponentëve softuerikë ose disa njerëzve dhe aplikacionet e tyre, menaxhimi i diskut të shpërndarë, menaxhimi i shpërndarë i bazave me të dhëna dhe vëzhgimi i alarmit.

Këshilltari i lartë për patenta në Google, Duane Valz lajmëroi për këtë përgjatë një postimi në blogun për burim të hapur të ndërmarrjes. Në të, gjiganti softuerik tregoi që ata kanë blerë patentat në fjalë nga IBM dhe CA Technologies, dy ndërmarrje këto që ishin në mesin e të parave që kanë bërë premtime për patenta me burim të hapur.

Gjiganti softuerik ishte prirë që të bënte këtë gjest moral në mars me krijimin e Premtimit për Patenta të Hapura të Pa-Mbrojtura, një përkushtim ky që të mos paditet ndonjë përdorues, shpërndarës ose zhvillues i softuerëve me burim të hapur në patenta të caktuara.

Deri tani, patentat që janë përfshirë në këtë premtim janë të lidhura në përgjithësi me teknologjitë “back-end”: serverët, qendrat me të dhëna dhe të ngjashme më këto. Google theksoi që softueri me burim të hapur është duke e shndërruar zhvillimin e produkteve konsumuese që përdoren çdo ditë.

Kështu, Google tha që ka plan të shtojë patenta shtesë në këtë premtim që mbulojnë këto lloje të teknologjisë. Çdo metodë për të zvogëluar çështjet gjyqësore në vend është një veprim i mirëpritur. (PCWorld Albaniapatentn)

LEXO EDHE:  Google do të etiketojë autorët e fotove që shfaqen në rezultatet e kërkimit

 

Tags >

Google
Lajmet e fundit>