Lajmet

Google do të aktivizojë automatikisht verifikimin me dy faktorë për të gjithë përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Tetor 2021
Nuk është e qartë nëse Google ka filluar të migrojë llogaritë në verifikimin me dy faktorë ende. Kompania beson se përmes kësaj mase sigurie mund të bllokohet hakimi i llogarive. Google do të aktivizojë automatikisht verifikimin me dy faktorë për të gjithë përdoruesit

Në Maj Google lajmëroi planet për të aktivizuar verifikimin me dy faktorë automatikisht duke rritur sigurinë e llogarive.

Në muajin e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, Google na kujtoi edhe njëherë planet përmes një postimi në blog se do të aktivizojë verifikimin me dy faktorë për më shumë se 150 milionë llogari deri në fund të këtij viti.

Në 2018-ën Google tha se vetëm 10% e llogarive aktive përdornin verifikimin me dy faktorë. Që atëherë ka inkurajuar vazhdimisht përdoruesit të aktivizojnë këtë masë shtesë sigurie.

Nuk është e qartë nëse Google ka filluar të migrojë llogaritë në verifikimin me dy faktorë ende. Kompania beson se përmes kësaj mase sigurie mund të bllokohet hakimi i llogarive.

Hakerët shpesh mund të hyjnë në llogari të ndryshme ose duke vjedhur fjalëkalimet ose duke i gjetur ato. Me verifikimin me dy faktorë bllokohen tentativat për të hyrë edhe nëse kanë fjalëkalimin tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni Chrome me një komandë në tastierë

Tags >

Google