Lajmet

Google do të aplikojë një bllokues agresiv reklamash në Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Nëntor 2019
0
Zhvilluesit e Chrome janë duke punuar në një mjet i cili do të adresojë këtë problem nuk mos lejuar hapjen e “reklamave të rënda”. Google do të aplikojë një bllokues agresiv reklamash në Chrome

Google po ndërton një bllokues reklamash për Chrome i cili specifikisht do të vërë në shënjestër reklamat të cilat përdorin resurse të larta sistemi.

Chrome shquhet si shfletues i etur për memorie RAM duke çuar jo rrallë herë në performancë të ngadaltë por i gjithë faji nuk mbetet tek shfletuesi sepse nganjëherë reklamat mund të jenë po aq përgjegjëse.

Zhvilluesit e Chrome janë duke punuar në një mjet i cili do të adresojë këtë problem duke mos lejuar hapjen e “reklamave të rënda”.

Google ka publikuar një udhëzues të shkurtër se çfarë nënkupton me “reklama të rënda”. Sipas udhëzuesit, reklamat do të bllokohen nëse përdorin procesorin kryesor për mëse 60 sekonda në total. Çdo reklamë e bllokuar do të shoqërohet me një mesazh gabimi ku shpjegohet pse Chrome e ka bllokuar.

Bllokuesi i ri i reklamave ka filluar të shfaqet në versionet eksperimental Canary të Chrome dhe mund të aktivizohet manualisht. Megjithatë nuk pritet të debutojë edhe për disa muaj në versionin stabil të Chrome derisa të jetë perfeksionuar.

Google përballet sot me një dilemë të madhe me reklamimin sepse pjesa më e madhe e fitimit të kompanisë vjen pikërisht nga ky biznes. Kompania ka sugjeruar një mëynrë për të reklamuar pa monitoruar aktivitetin online të përdoruesve me “cookie” por kalimi në një model të tillë do të kërkonte ndërtimin nga e para e një industrie të tërë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telegram përsëri ndryshon limitin e grupeve

Lajmet e fundit>