Biznes

Google do të blejë patenta nga Foxconn

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Google do të blejë patenta nga Foxconn

GoogleGlassGoogle ka raportuar blerjen e disa patentave nga ofruesi kinez i teknologjisë Hon Hai ose i njohur si Foxconn, në një përpjekje për të përgatitur tregun për Google Glass.

Sipas The Wall Street Journal, Foxconn që fabrikon dhe monton produkte për Apple, Amazon dhe firma të tjera teknologjike, i shiti një patentë për teknologjinë rreth kokës së njeriut që krijon një imazh virtual e mbivendosur për një pamje të botës reale. Gjithsesi kushtet e kontratës nuk janë mbyllur akoma.

Google Glass, pajisja që vendoset në kokë raportohet se do të jetë në dispozicion për konsumatorët në vitin 2014.

Edhe pse Foxconn do të fabrikojë Google Glass, ky proces do të kryhet në fabrikat në Teksas dhe Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpjejkjet e fundit për të blerë patenta nga Foxconn tregojnë se Google është pranë lançimit të kësaj pajisje dhe po siguron gjithçka që do të duhet për realizimin dhe dorëzimin e saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Franca gjen mbështetje për një taksë dixhitale globale

Lajmet e fundit>