Lajmet

Google do të çaktivizojë së shpejti opsionin “Video Response” në YouTube

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Google do të çaktivizojë së shpejti opsionin “Video Response” në YouTube

youtube googleGoogle ka njoftuar se së shpejti do të çaktivizojë opsionin e përfshirjes së videove gjatë komunikimit (Video Response).

Qëllimi kryesor i kompanisë është ofrimi i mjeteve të duhura për të mundësuar komunikimin me fansat prandaj gjithnjë zëvendësohen opsionet më pak të përdorura me ato që preferohen më tepër nga përdoruesit.

Momentalisht “Video Response” ka rezultuar me një shkallë klikimi prej .0004% që do të thotë se në 1 milion përdorues vetëm 4 prej tyre marrin mundimin të klikojnë mbi vidot e dërguara nëpër komente.

Ky opsion nuk do të jetë më i disponueshëm që prej datës 12 shtator. Google është shprehur se ndërkohë do të punohet për zbulimin e metodave të reja që mundësojnë rritjen e interaktivitetit me fansat.

Mendohet që në vend të videos të jetë e mundur që të dërgohet vetëm linku i saj. Kjo do të bëjë që postuesi i linkut të shtojë më tepër përshkrim të përmbajtjes duke rritur shanset e një komunikimi më aktiv. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shfletuesi Chrome do të mbrojë shikimin tuaj falë këtij ndryshimi

Lajmet e fundit>