Lajmet

Google do të etiketojë autorët e fotove që shfaqen në rezultatet e kërkimit

Publikuar , 28 Shtator 2018
0
Imazhet që shfaqeshin në rezultatet e kërkimit të Google nuk përmbanin këtë informacion duke i detyruar përdoruesit ta kërkojnë vetë. Google do të etiketojë autorët e fotove që shfaqen në rezultatet e kërkimit

Marrëdhënia mes Google dhe fotografëve nuk ka qenë e mirë megjithatë gjiganti i motorit të kërkimit kërkon ta përmirësojë këtë marrëdhënie.

Në një postim në blog ditën e Enjte menaxheri i produktit Ashutosh Agarwal foli për planet e kompanisë për citimin e autorëve në imazhet që shfaqen në rezultatet e kërkimit.

Google tha se gjetja e autorëve ose atyre që mbajnë të drejtat e imazheve ka qenë jo pak e lehtë.

Imazhet që shfaqeshin në rezultatet e kërkimit të Google nuk përmbanin këtë informacion duke i detyruar përdoruesit ta kërkojnë vetë.

Google tha se implementimi i një zgjidhjeje do të bëhet në bashkëpunim me CEPIC (Center of the Picture Industry) dhe IPTC (International Press Telecommunications Council). /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja si lapsi S-Pen i telefonëve Galaxy Note do të përdoret edhe si kamër

Tags >

Google
Lajmet e fundit>