Softuer

Google do të lansojë dyqan elektronik të librave

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Google do të lansojë dyqan elektronik të librave

Sipas raporteve, Google Editions më vonë pritet të ofrojnë përafërsisht një milion libra prej publicistëve të ndryshëm, të cilat do të mund të lexohen në çfarëdo pajisje apo ueb shfletues.

Gjigandi kërkues ka paralajmëruar dyqanin në Panairin e Librave në Fankfurt, dhe sipas kësaj kompanie caku është që të arrihen deri në 600.000 libra deri më 2010, duke marrë 37% të të hyrave të gjeruara për vete, gjersa 63% tjera për publicist.

“Ajo do të ketë qasje të bazuar në ueb” tha Tom Turvey nga Google Books për Associated Press. “Rruga sesi tregu i librit elektronik do të evoluojë është duke iu qasur librit prej kudo, pra prej këndvështrimi të kyçjes  dhe gjithashtu edhe prej këndvështrimit gjeografik”.

“Google Editions mundëson që partnerët tregtues të shesin librat e tyre, në veçanti nëse nuk kanë investuar në një platformë digjitale. Ne presim që shumica (e konsumatorëve) do të shkojnë tek partnerët me pakicë e jo tek Google. Ne jemi shitës në tërësi, jemi distributor të librave” deklaroi Turvey.

Rivalët si Amazon e Sony, gjithashtu do të jenë në gjendje të ofrojnë katalogët e tyre përmes këtij shërbimi. Në këtë rast publicistët do të marrin 45% të të hyrave, gjersa shumica e të mbeturave prej 55% do të shkojnë tek shitësi origjinal.

Ende nuk është e qartë se në çfarë formati do të ofrohen librat përmes Google, megjithëse Turvey ka dekrluar se Google nuk është e fokusuar në krijimin e një lexuesi elektronik apo çfarëdo pajisjeje tjetër të ngjashme.

LEXO EDHE:  Tumblr hiqet nga App Store, lejoi publikimin e imazheve të abuzimit seksual me fëmijët

Lajmet e fundit>