Lajmet

Google do të mbyllë aplikacionin Allo

Dec 6 2018
0 Shpërndarje
Allo u lançuar dy vite më parë dhe do të funksionojë deri në Mars të 2019-ës ku përdoruesit mund të shkarkojnë bisedat që duan të ruajnë. Google do të mbyllë aplikacionin Allo

Google ka në plan të vrasë aplikacionin Allo vitin e ardhshëm tha kompania në një postim në blog.

Pavarësisht se ka një pozitë dominuese me sistemin operativ, Google asnjëherë nuk ka arritur të krijojë një eksperiencë komunikimi si aplikacionet Apple iMessage dhe Facebook Messenger apo WhatsApp.

Allo u lançuar dy vite më parë dhe do të funksionojë deri në Mars të 2019-ës ku përdoruesit mund të shkarkojnë bisedat që duan të ruajnë.

Google tha se fokusi tashmë do të jetë tek aplikacioni Messages.

Në fillim të vitit kompania tha se po punon për të sjellë Rich Communication Services (RCS) për të përmirësuar eksperiencën klasike të SMS-ve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>