Harduer

Google do të ndalë shitjen online të Nexus One

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Google do të ndalë shitjen online të Nexus One

“Dyqani online ka mbetur një kanal i mirë për adoptuesit e hershëm, por është e qartë se shumë konsumatorë pëlqejnë një eksperiencë të vërtetë para se të blejnë një celularë, dhe ata gjithashtu dëshirojnë një mori shërbimesh në ofertë për të zgjedhur” shkroi Andy Rubin, një inxhinier zëvendës president, në një blog post zyrtar.

Google tani do të fillojë me rritjen e pranisë së celularit në dyqanet shitëse përmes partnerëve, dhe në momentin që shitja të arrijë në një nivel të caktuar, Google do të ndal aftësitë elektronike komerciale të ueb faqes së saj, që më pas do të ofrojë vetëm informacione.

“Ne besojmë se ndryshimet që po paralajmërojmë sot do të ndihmojnë që të dërgojmë më shumë celularë tek më shumë njerëz në forma më të shpejta, që është mjaft mirë për tërë ekosistemin Android: përdoruesit, partnerët dhe gjithashtu Google” shkroi Rubin.

LEXO EDHE:  Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Lajmet e fundit>