Lajmet

Google do të paguaj 22.5 milionë dollarë për përgjim të Safarit

Publikuar , 10 Gusht 2012
0
Google do të paguaj 22.5 milionë dollarë për përgjim të Safarit

Google ka rënë dakord që të paguaj 22.5 milionë dollarë si gjobë për tejkalimin e opsioneve të privatësisë së përdoruesit në shfletuesin Safari të Apple.

Google është urdhëruar që të paguaj 22.5 milionë dollarë gjobë, që është gjoba më e lartë e paraqitur nga Komisioni Federal Tregtar (FTC) i Shteteve të Bashkuara, pasiqë ishte zbuluar se ndërmarrja kishte përdorur kod të posaqëm për të tejkaluar kontrollin e integruar të privatësisë në Safari.

Kjo i’a mundësoi ndërmarrjes për kërkime dhe reklamime në internet që të përgjoj aktivitetin e atyre të cilët e përdorën shfletuesin e nënkuptuar të Uebit nga Apple, duke shkuar kundër marrëveshjes së vet 20 vjeçare me FTC-në që të jetë “e hapur dhe e sinqertë” për veprimet e veta për privatësi.

“Gjoba rekord e vendosur në këtë çështje dërgon një porosi të qartë tek të gjitha ndërmarrjet nën një urdhër për privatësi të FTC-së,” tha kryetari i FTC-së, Jon Leibowitz.

“S’ka rëndësi a të mëdha apo vogla, të gjitha ndërmarrjet duhet të pajtohen me urdhërat e FTC-së kundër atyre dhe t’i mbajnë premtimet e veta për privatësi të konsumatorëve, ose ato do të përfundojnë duke paguar shumë herë më tepër se sa do të mund t’i kushtonte që të bindeshin në fillim.”

Google bëri një deklaratë në lidhje me këtë vendim dhe, megjithëse nuk e përmendi gjobën rekorde, tha që tani ka larguar “cookiet” e reklamave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google prezanton Pixel 4 dhe 4 XL

Lajmet e fundit>