Lajmet

Google do të pyesë përdoruesit Evropianë për shfletuesin e preferuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2019
0
Nisur nga kjo praktikë Google mori një gjobë masive sepse detyronte kompanisë të instalonin Chrome dhe Search nëse donin Android me dyqanin e aplikacioneve Google Play. Google do të pyesë përdoruesit Evropianë për shfletuesin e preferuar

Pasi Komisioni Evropian goditi Google me një gjobë prej 5 miliardë dollarësh për abuzime me pozitat dominuese të Android, gjigandi i teknologjisë ka vendosur të jetë më i kujdesshëm me praktikat.

Lëvizja më e fundit është të sigurohet përdoruesit e dinë që mund të instalojnë shfletues dhe motorë të tjerë kërkimi përveç Chrome dhe Google.

Gjigandi i teknologjisë do të fillojë të pyesë përdoruesit aktualë dhe ato të rinj për shfletuesin dhe motorin kërkimit e tyre të preferuar.

Edhe pse përdoruesit mund të zgjedhin çfarëdo aplikacioni që dëshirojnë, lëvizja e fundit është për ti treguar Evropës dhe kompania ka angazhimin e duhur për të përmirësuar praktikat që Komisioni Evropian i konsideron të paligjshme.

Google gjithashtu në Evropë do të krijojë licenca të ndara për Google Play, Chrome dhe Search. Prodhuesit e telefonëve në këtë rajon lejohen të përdorin dhe instalojnë aplikacionet alternative të Google por që duhet të paguajnë për Google Play.

Nisur nga kjo praktikë Google mori një gjobë masive sepse detyronte kompanisë të instalonin Chrome dhe Search nëse donin Android me dyqanin e aplikacioneve Google Play.

Komisioni Evropian arriti në përfundimin se kjo praktikë dëmtonte konkurrencën dhe shndërruar tregun në një monopol të një korporate masive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një taksë mbi kompanitë e internetit mund të gjenerojë deri në 500 milion euro të ardhura

Tags >

Google
Lajmet e fundit>