Lajmet

Google do të tregojë se cilat imazhe mund të përdorni pa shkelur të drejtat e autorit

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Gusht 2020
Fotot do të kenë një lidhje të cilat të çojnë tek informacionet e licencimit nëse janë nën Creative Commons dhe të përdoren falas pa pasur nevojë tja atribuoni dikujt. Google do të tregojë se cilat imazhe mund të përdorni pa shkelur të drejtat e autorit

Google do ta bëjë më të lehtë gjetjen e imazheve të cilat mund ti përdorni pa shkelur të drejtat e tyre autoriale.

Gjiganti i kërkimi tani do të etiketojë imazhet me një etiketë e cila thotë “E Licencueshme” nëse publikuesit apo krijuesit e tyre kanë ofruar këtë informacion licencimi.

Fotot do të kenë një lidhje të cilat të çojnë tek informacionet e licencimit nëse janë nën Creative Commons dhe të përdoren falas pa pasur nevojë tja atribuoni dikujt.

Imazhet do të tregojnë copyright dhe krijuesin. Nëse një publikues i jep Google informacion sesi të blini fotot, motori i kërkimit do të vendosë në link që të çon tek uebsajti për ta blerë.

Google ka shtuar edhe një opsion për të renditur foto sipas licencimit. Pra nëse kërkoni të blini një foto atëherë duhet të përzgjidhni opsionin “Commercial and other licences” dhe nëse kërkoni një foto për të përdorim të lirë atëherë duhet të përzgjidhni opsionin “Creative Commons.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Makinat Ford me sistem operativ qendror Android

Tags >

Google