Biznes

Google do të vendosë Android-in në miliona makina falë partneritetit me aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi

Sep 18 2018
0 Shpërndarje
Drejtuesit e makinave do të kenë akses në hartat e Google, dyqanin e aplikacioneve dhe asistentin virtual. Google do të vendosë Android-in në miliona makina falë partneritetit me aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi

Google do të bashkëpunojë me aleancën më të madhe në botë të prodhimit të makinave Renault-Nissan-Mitsubishi, për të instaluar Android-in në miliona makina të këtyre markave raportoi Wall Street Journal.

Gjenerata e re e sistemeve kompjuterike të markave në fjalë do të vijë me Android në 2021.

Drejtuesit e makinave do të kenë akses në hartat e Google, dyqanin e aplikacioneve dhe asistentin virtual.

Partneriteti i ri është një hap madhor për ambiciet e Google. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, kjo aleancë ka shitur 5.5 milion makina duke u vendosur përpara Volkswagen dhe Toyota.

Ekzekutivët e aleancës janë shprehur se ajo që ka ndikuar së shumti në këtë vendimi është se përdoruesit janë të njohur me shërbimet dhe aplikacionet e Google.

Edhe prodhues të tjerë si Volkswagen kanë integruar sistemin operativ Android të automjetet e tyre. Volvo gjithashtu ka premtuar se gjenerata e re e sistemeve kompjuterike do të vijë me Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>