Lajmet

Google Docs korrigjon gramatikën e tekstit përmes inteligjencës artificiale

Jul 25 2018
0 Shpërndarje
Bëhet fjalë për një funksion që kontrollon rregullsinë gramatikore të tekstit që shkruajmë. Google Docs korrigjon gramatikën e tekstit përmes inteligjencës artificiale

Në konferencën vjetor Cloud Next, Google prezantoi një funksion të ri disi të veçantë për Google Docs inspiruar nga “Smart Compose” në Gmail dhe Hangouts.

Bëhet fjalë për një funksion që kontrollon rregullsinë gramatikore të tekstit që shkruajmë.

Që nga 1990 Microsoft është përpjekur ta adresojë këtë problem. Por qasja përmes inteligjencës artificiale e Google do të thotë se korrigjimet gramatikore do të jenë të një niveli tjetër.

Kjo sepse Google e i trajton korrigjimet si problem përkthimi. Në vend që të përkthejë nga frëngjishtja në anglisht, Google Docs do të përkthejë anglishten e çrregullt në anglishten të rregullt.

Në vitet e fundit algoritmet e përkthimit të Google raportohet se kanë arritur nivelin njerëzor për nga saktësia. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>