Lajmet

Google Docs, Sheet dhe Slides integrohen në Dropbox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Google Docs, Sheets dhe Slides mund të krijohen ose nga uebsajti i Dropbox ose në aplikacionet Windows dhe Mac. Sakaq aplikacionet mobile të Dropbox mund vetëm ti menaxhojnë dhe shikojnë paraprakisht skedarët. Google Docs, Sheet dhe Slides integrohen në Dropbox

Dropbox Business tashmë integrohet direkt në Google Docs, Sheets dhe Slides në G-Suite duke lejuar përdoruesit të krijojnë dhe editojnë skedarë pa u larguar nga shërbimi cloud.

Funksionaliteti i cili u prezantua një vit më parë, ju lejon të krijoni një skedar të ri Google direk tnë Dropbox dhe më pas mund të ndahet dhe kërkohet si çdo skedar tjetër në Dropbox.

Edhe pse funksioni është ekskluzivisht për përdoruesit e biznesit, Dropbox thotë se së shpejti do të ofrohet për të gjithë që kanë një llogari Dropbox dhe Google.

Editimi bëhet nga editori tradicional i Google ndërsa njoftimet rreth komenteve shfaqen në ikonën e Dropbox në taskbar. Përveç editimit në formatet e Google, ju gjithashtu mund të përdorni ndërfaqen e Google për të edituar skedarët ekzistues .docx, .xlsx, dhe .pptx.

Shpërndarja e skedarëve Google funksionon njëlloj si me çdo skedar tjetër në Dropbox. Ose mund ti ndani një e nga një ose të ofroni akses në një folder të caktuar. Shërbimi gjithashtu ofron mbështetje për kufizimin e aksesi në ekipin Dropbox Business. Marrësit e skedarit do të mund ose të editojnë një skedar ose thjesht ta lexojnë.

Google Docs, Sheets dhe Slides mund të krijohen ose nga uebsajti i Dropbox ose në aplikacionet Windows dhe Mac. Sakaq aplikacionet mobile të Dropbox mund vetëm ti menaxhojnë dhe shikojnë paraprakisht skedarët.

Për momentin funksionet mbeten ekskluzivitet i Dropbox Business dhe G-Suite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  IPO e Uber mund të jetë më e madhja ndër vite

Lajmet e fundit>