Analiza

Google Drive apo OneDrive: Ku të ruajmë dokumentet?

Mar 20 2018
0 Shpërndarje
Më poshtë mund të lexoni një analizë të Google Drive dhe OneDrive si opsione ku mund të ruani dokumenta. Google Drive apo OneDrive: Ku të ruajmë dokumentet?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë mund të ndodhë me dokumentet tonë nëse nuk gjejmë një mundësi për ti ruajtur në platformat cloud.

Pyetja që lind është: cilat platforma ofrojnë mundësitë më të mira për ruajtjen e dokumenteve. Më poshtë mund të lexoni një analizë të Google Drive dhe OneDrive si opsione ku mund të ruani dokumente.

Në varësi të asaj që do të ruani, bëni edhe zgjedhjen midis tyre pasi nuk janë absolutisht të njëjtë me njëri tjetrin.

Të ruash në Google Drive

Kapaciteti

Versioni falas i Google Drive ofron deri në 15GB memorie ku përfshihen edhe Gmail, Google Photos dhe Google Docs. Nëse keni një numër të madh e-mail-esh me dokumente të përmasave të mëdha bashkangjitur, atëherë një përqindje shumë e lartë e memories do të zihet nga emailet.

Foto pa limit

Një avantazh i Google Drive është edhe fakti që fotot nuk llogariten në limitin e 15GB nëse ngarkohen me anë të Google Photos me një cilësi të lartë. Kjo gjë nuk do të funksionojë nëse fotot ngarkohen direkt në Google Drive.

Integrimi i dokumentave Google

Google Drive integron dokumentat Word, Excel, PowerPoint direkt në platformë dhe nga aty mund të hapen dhe modifikohen online.

Çmimet për memorie ekstra

Nëse do ju duhet të shtoni memorien tuaj mbi 15BG, Google ju faturon 2$ për muaj deri në 100GB, 10$ për muaj deri në 1TB dhe 100$ për muaj deri në 10TB. Një çmim mjaft i arsyeshëm në krahasim me sasinë e memories që mban dhe për faktin që mund të aksesohet nga çdo pajisje.

Shqetësime në lidhje me privatësinë

Arsyeja më e fortë pse mund ta braktisni Google Drive është fakti që do të ketë në dorë material dhe të dhëna personale të cilat mund ti shfrytëzojë edhe për analiza të ndryshme dhe reklama. Në këtë rast, ose do ta pranoni këtë fakt ose nuk do të përdorni Google Drive.

Kur të zgjidhni Google Drive?

  • Keni shumë foto dhe nuk e keni problem ti ruani në cilësi jo origjinale
  • Keni nevojë për sa më shumë hapsirë me sa më pak kosto
  • Përdorni Google Docs si platformë në zyrë
  • Nuk ju shqetëson çështja e privatësisë

Të ruash në OneDrive

Kapaciteti

Version falas i OneDrive ofron 5GB memorie e cila mund të rritet nëse u sugjerohet edhe miqve. Sa herë një person që I keni sugjeruar OneDrive, regjistrohet për herë të pare me kodin e dërguar nga ju, secili përfiton 0.5GB ekstra. Në këtë mënyrë mund të arrihet deri në 10GB.

Integrimi OneNote

Nëse përdorni OneDrive dhe OneNote në të njëjtën llogari Microsoft, atherë ato ndajnë të njëjtin limit të memories, vetëm nëqoftëse përdorni versionin me pagesë të OneNote dhe i ruani shënimet offline. Në këtë rast kurseni memorie pasi shënimet mund të mbajnë foto dhe video që zënë shumë memorie.

Integrimi i Office Online

Dokumentet e Office mund të hapen dhe modifikohen nga OneDrive direkt duke u shpërndarë nëpërmjet Microsoft Free Online Suite: Word Online, Excel Online dhe PowerPoint Online. Kjo është mjaft me vlerë kur jeni në shkollë apo në punë dhe ju duhet të ndani punën tuaj me të tjerë.

Karakteristika shtesë për dokumentat

OneDrive ka dy karakteristika të rëndësishme:

  • Historia e dokumentit: çdo modifikim në dokumente ruhet deri në 30 ditë kështu keni mundësinë ti riktheheni kur të doni ndryshimeve të bëra
  • Dokumente sipas kërkesës: nëse nuk doni të keni dy kopje të të njëjtit dokument mund të zgjidhni opsionin “online only” dhe në këtë mënyrë ju ruhet vetëm në OneDrive

Çmimet për memorie ekstra

Për të shtuar memorien mund të paguani 2$ për muaj për 50GB ose të paguani 7$ për muaj nëse përdorni Office 365 Personal me të cilin përfitoni 1TB kapacitet memorie.

Kur të zgjidhni OneDrive?

  • Punoni vazhdimisht me dokumentat Office
  • Përdorni OneNote dhe doni të mbani të dhënat në të njëjtin shërbim
  • E dini se do të përdorni opsionin e historikut të dokumentit
  • Keni më shumë besim tek Microsoft se sa te Google në lidhje me të dhënat tuaja

Lajmet e fundit>